☀️ Nga teoria në energji reale: Fotovoltaikët në fokus në TCT ⚡
Në kuadër të ciklit “Biznesi në TCT”, studentët e Tirana College of Technology patën mundësinë të ndjekin një sesion të dedikuar mbi implementimin e sistemeve fotovoltaike, ku u trajtuan aspektet teknike, praktike dhe sfidat reale të këtij sektori në zhvillim. ⚡🔋
Me pjesëmarrjen e drejtueses së kompanisë Solaron, aktiviteti krijoi një urë lidhëse mes auditorit dhe industrisë, duke sjellë eksperienca konkrete, diskutime profesionale dhe njohuri mbi teknologjitë e energjisë së rinovueshme.
TCT vijon të zhvillojë dhe promovojë aktivitete që lidhin studentët me tregun e punës dhe zhvillimet më të fundit në teknologji dhe inovacion.
#TCT #TiranaCollegeOfTechnology #BiznesiNeTCT #SolarEnergy #Fotovoltaike #RenewableEnergy #Engineering #Innovation

