Tirana College of Technology (TCT) disponon sistemin digjital të informacionit akademik U-GOV (Pitagora), i cili është lehtësisht i aksesueshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë nga studentët dhe stafi akademik.
Portali i Studentit në sistemin digjital ofron akses dhe mundëson:
1.Shikimin e listës së notave për çdo semestër;
2.Konsultimin e rezultateve të provimeve dhe pikëve sipas komponentëve të vlerësimit;
3.Monitorimin e frekuentimit dhe mungesave në lëndë;
4.Akses në informacionin akademik personal;
5.Njoftime nga sekretaria në lidhje me procesin mësimor;
6.Të dhënat financiare dhe pagesat;
7.Materialet e lëndëve;
8.Regjistrimin online të riprovimeve.
Studenti akseson portalin duke përdorur email-in institucional (ose username) dhe passwordin e tij.