Vizioni i Kolegjit Universitar “TCT” është të jetë një lider në ofrimin e arsimit të lartë, duke luajtur një rol thelbësor në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të vendit.
Kolegji Universitar “TCT” synon të krijojë profesionistë të aftë dhe inovatorë, të cilët kontribuojnë në avancimin e shoqërisë dhe ekonomisë përmes zbatimit të njohurive shkencore në fusha praktike. Duke zhvilluar veprimtari kërkimore dhe akademike të aplikuara, Kolegji Universitar “TCT” synon t’u përgjigjet nevojave bashkëkohore të industrisë dhe sektorëve të ndryshëm, duke siguruar një arsimim cilësor, në përputhje me zhvillimet teknologjike dhe kërkesat e tregut të punës, në bashkëveprim të plotë me partnerët strategjikë nga tregu i punës për të krijuar dhe modeluar produkte akademike dhe specialistë të aftësive për integrim të menjëhershëm në tregun e punës.