Sekretaria Mësimore është një nga njësitë më të rëndësishme në funksionimin e Kolegjit Universitar “Tirana College of Technology” dhe koordinimin e raportit midis komunitetit studentor dhe stafit akademik.
Sekretaria Mësimore drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Akademik dhe përbëhet nga Koordinatoret e Departamenteve
Sekretaria Mësimore është përgjegjëse për çështjet e organizimit dhe të administrimit të procesit akademik të mësimdhënies në TCT.
Sekretaria: mban kontakte të rregullta me Fakultetet, Departamentet dhe studentët; mbikëqyr procesin e transferimit, të mobilitetit, të ndërprerjes dhe të rifillimit të studimeve në TCT sipas akteve rregullatore të TCT; trajton administrativisht të gjitha kërkesat/ankesat e studentëve që lidhen me aspekte administrative dhe akademike, dhe i përcjell ato me sqarimet e nevojshme tek autoriteti përkatës etj.
Zyrat e Sekretarisë Mësimore janë të hapura çdo ditë nga ora 9:00 deri 16:30.