DIPLOMË PROFESIONALE

“Tirana College of Technology” (TCT) ofron tetë programe studimi të larta profesionale, me kohë të plotë, të akredituara.

Detyrimet Akademike

Programet profesionale zgjasin 2 vjet, me 120 kredite formimi, ose 60 kredite për çdo vit akademik, referuar nivelit 5 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Kohëzgjatja normale e programit është dy vite akademike dhe në përfundim lëshohet “Diplomë profesionale”.

Frekuentimi i detyrueshëm i procesit mësimor sipas veprimtarive mësimore, është në masën:

  • 50% për leksionet
  • 75% për veprimtaritë mësimore si: seminare/ushtrime, laboratorë, praktika profesionale.

 

Diplomimi

Diplomimi përmbyllet me mbrojtjen e diplomës, e cila mund të realizohet përmes një punimi diplome ose një Provimi të Përgjithshëm Përfundimtar.

Zgjidhni programin që ju përshtatet dhe përfitoni nga të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që TCT ofron gjatë rrugëtimit tuaj akademik.

Për t’u njohur në detaje me atë se çfarë ofron secili program, planin mësimor, mundësitë e karrierës etj. klikoni në secilin prej tyre.