Tirana College of Technology është institucioni më i ri i arsimit të lartë në Shqipëri, por jo i i lindur rishtazi. Ai është një kolegj universitar, që mbart praktikën më të mirë të diplomave profesionale, i cili zgjeron ofertën akademike me studime në ciklin Bachelor.
Tirana College of Technology ngrihet mbi dhjetë vitet histori suksesi të Kolegjit Profesional të Tiranës, i pari institucion i arsimit të lartë në vendin tonë në arsimin e lartë profesional 2-vjeçar. Themelimi i tij në 2015-ën u bë për shkak të mungesës në tregun e punës të profesionistëve me aftësi praktike, si teknikë të lartë dhe zbatues projektesh. Etja për këta profesionistë diktoi suksesin e institucionit i cili ka diplomuar më shumë se 1100 studentë, shumica e tyre, mbi 80%, janë të punësuar në tregun kombëtar dhe atë ndërkombëtar.
Pas dekadës së parë, Kolegji Profesional i Tiranës hedh një hap të rëndësishëm për të ardhmen e tij. Ministria e Arsimit dhe Sportit, përmes urdhrit nr.266, i datës 19 qershor 2025, vendosi riorganizimi nga kolegj profesional në Kolegjin Universitar “Tirana College of Technology” (TCT). Përveç tetë programeve profesionale që i ofron ndër vite, Tirana College of Technology do të ofrojë, prej vitit të ri akademik 2025-2026, edhe katër diploma të reja në ciklin e parë Bachelor, në fushën e inxhinierive, si: Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Civile, Inxhinieri Elektronike dhe Inxhinieri Softëare.
Kjo ndërmarrje vjen pas konsolidimit të një dekade veprimtarie në fushën e arsimit të lartë profesional në vendin tonë, me përvojë dhe rrjetëzim në projekte të ndryshme ndërkombëtare, me kapacitete të bollshme burimore në dispozicion, më një infrastrukturë moderne, pra në kohën e duhur për të zgjeruar dhe përmirësuar ofertën akademike.
Me organizimin e ri, organika e TCT do të përbëhet nga dy fakultete, Fakulteti i Inxhinierisë Kompjuterike dhe Fakulteti i Inxhinierisë Industriale dhe Civile, ku secili prej tyre ka nga dy departamente dhe një qendër kërkimore.
Kështu, Fakulteti i Inxhinierisë Kompjuterike përbëhet nga Departamenti i Informatikës së Aplikuar, Departamenti i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe Qendra për Kërkim, Inovacion dhe Zhvillim në Teknologji Informacioni. Fakulteti i tjetër i Inxhinierisë Industriale dhe Civile ka në përbërje Departamentin e Inxhinierisë Civile, Departamentin e Inxhinierisë Industriale dhe Qendrën për Kërkim, Inovacion dhe Zhvillim në Inxhinieri Industriale dhe Civile.
Kolegji Universitar Tirana College of Technology (TCT) do të vijojë ofrimin e programeve ekzistuese me karakter profesional, përveç programeve të reja Bachelor, duke iu nënshtruar periodikisht procedurave të akreditimit nga institucionet e brendshme dhe ato ndërkombëtare, për të garantuar cilësi dhe standarde të larta akademike.
Hapja e programeve të reja të studimit, kryefjalë e të cilëve është teknologjia, sjell shumë avantazhe dhe rrit potencialin për zhvillim të vazhdueshëm në këtë fushë të rëndësishme për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare. Ky është një hap pozitiv drejt modernizimit, rritjes së cilësisë dhe përmirësimit të sistemit arsimor në vend.
Rrugëtimi i institucioneve të arsimit të lartë që nisin si kolegje dhe më tej shndërrohen në universitete, nuk është një praktikë e panjohur në arsimin e lartë ndërkombëtar. Mjafton të përmendim institucionin privat të arsimit në SHBA, Massachusetts Institute of Technology- MIT, i cili mori jetë në vitet ’60 të shekullit të XIX, duke u përqendruar në fushat e teknologjisë dhe shkencës, e sot është një institucion lider botëror në fushën e kërkimit shkencor dhe novacionit.
STAFI- TCT ka një staf akademik që udhëhiqet nga misioni dhe përkushtimi, ku kombinohen disa breza akademikësh dhe profesionistësh, me eksperienca kombëtare e ndërkombëtare dhe të orientuar drejt praktikës.
LABORATORË MODERNË- TCT është i vetmi institucion që me laboratorët më modernë, ofiçina dhe programe që stimulojnë praktikën në terren për një kombinim sa më efektiv të teorisë me zbatimin praktik të dijeve të marra.
PROJEKTET NDËRKOMBËTARE– TCT ofron praktika 1, 3 dhe 6 mujore për studentët në kompani në vendet e Bashkimit Europian, shkëmbim akademik për studentët dhe stafin me partnerë të ndryshëm europianë.
PAJISA ME DAP- Studentët e dy programeve profesionale, “Teknologji Automjetesh” dhe “Elektro Mekanikë”, kanë të drejtë për t’u pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) të Përgjegjësit Teknik të Veprimtarisë së Autoriparimit pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) dhe të hapin servisin e tyre të makinave.
100+ PARTNERË- TCT ka më shumë se 100 partnerë në biznes dhe industri ku studentët kryejnë praktikat dhe punësohen pas daljes nga auditori
Për programet profesionale nota mesatare nuk është kriter, ndërsa për programet Bachelor nota mesatare është 6.5 e sipër.
Në TCT i kushtohet vëmendje zhvillimit të veprimtarive jashtëkurrikulare, veprimtarive sportive, argëtuese etj.
Në një botë që ndryshon, një profesion i vërtetë është një e ardhme e sigurt!
Nuk ka kohë për të humbur!
Është koha të fillosh Kolegjin Profesional të Tiranës, ËSHTË KOHA TË NDËRTOSH BOTËN TËNDE!
Një profesion për sot, nesër dhe përgjithmonë!