Pas marrjes së diplomës në TCT, të gjithë studentëve të programit të studimit “Teknologji Automjetesh” ose “Elektro Mekanikë”, Ju lind e drejta për t’u pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale të Përgjegjësit Teknik të Veprimtarisë së Autoriparimit pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) dhe të ushtrojnë profesionin në veprimtaritë përkatëse të autoriparimit në plotësim të detyrimeve të Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për auto riparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar, (Kategoria VII.3.B.1)