TCT
Kolegji Universitar “Tirana College of Technology” (TCT) disponon faqen zyrtare https://tctcollege.edu.al/ (Faqja Zyrtare). Me anë të Faqes Zyrtare, TCT transmeton dhe mbledh informacione.
Të gjithë ju që aksesoni Faqe Zyrtare – https://tctcollege.edu.al/ duhet të bini dakord me këto Kushte Përdorimi. Ju lutem mos vijoni të aksesoni dhe të navigoni në Faqen Zyrtare nëse nuk jeni dakord me to. Në të kundërt, do të quhet se e keni pranuar këto Kushte.
TCT përdor këtë faqe interneti me qëllim dhënien e informacioneve që lidhen me veprimtarinë dhe aktivitetin e tij, organizimin, misionin, vizioni, transparencën etj në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi, mundësitë për të qenë pjesë e komunitetit TCT si staf ose student, për të kontaktuar dhe vizituar TCT nga afër etj.
TCT synon që informacioni i publikuar në faqen e internetit të jetë i plotë dhe i përditësuar dhe nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim (humbje financiare, humbjen e të ardhurave, etj) të cilat rezultojnë nga përdorimi në çfarëdo forme dhe për çfarëdo qëllimi i faqes së internetit të TCT apo lidhjeve në faqe të tjera, të përfshira në faqen e internetit të TCT.
TCT ruan të drejtën e pronësisë dhe të drejtave të tjera për këtë faqe internet dhe të materialeve të publikuara në të.
Përdorimi i kësaj faqeje interneti nënkupton pranimin e Kushteve të Përdorimit të cilat lexohen së bashku me Politikën e Privatësisë dhe që janë të aplikueshme në tërë përmbajtjen e kësaj faqeje interneti. Në rast se vizitori/përdoruesi i internetit nuk është dakord me ndonjë pjesë të këtyre Kushteve, vizitori/përdoruesi duhet të dalë nga kjo faqe interneti dhe të mos bëjë asnjë përdorim të mëtejshëm të saj.