Të dashur prindër,
Përfundimi i maturës dhe zgjedhja e shkollë së lartë, është një udhëtim emociones dhe sfidues per fëmijët tuaj po dhe për ju! Është një hap i rëndësishëm drejt dijeve, aftësive, profesionit dhe mundësive për të ardhmen.
Ndërkohë procesi i regjistrimit në “Tirana College of Technology” (TCT) nuk duhet të jetë një sfidë dhe ne duam t’ju ndihmojmë që të jetë sa më thjeshtë për familjen tuaj.
“Tirana College of Technology” vazhdon traditën e shkëlqyer të Kolegjit Profesional të Tiranës për të sjellë risi në treg. 10 vite më parë, ishim të parët që guxuam dhe krijuam institucionin e parë të fokusuar vetëm në programe profesionale duke përgatitur profesionistë me aftësi praktike, teknikë të lartë, zbatues projektesh, aq të nevojshëm për ekonominë e vendit. Kolegji vetë nuk lindi në boshllëk, por për të plotësuar një boshllëk në tregun arsimor te punës, të cilit i mungonin profesioniste të aftë në mjaft fusha të natyrës profesionale. Që prej 2015-ës, ky kolegj ka diplomuar më shumë se një 1000 studentë, të cilët jo vetëm kanë zënë vendin e tyre në tregun shqiptar të punës dhe atë europian, por kanë themeluar dhe sipërmarrjet e tyre.
Rrugëtimi i ri i “Tirana College of Technology” vjen pas një dekade të suksesshme në arsimin e lartë profesional. Kalimi në kolegj universitar e fut historinë 10-vjeçare të Kolegjit Profesional të Tiranës në një stad të ri zhvillimi, kryefjala e të cilit është teknologjia dhe inovacioni, ku krahas programeve profesionale, shtohen edhe katër programe të reja në ciklin Bachelor me natyrë tërësisht aplikative.
Nëse jeni duke planifikuar vizitën tuaj të parë në TCT, praprakisht mund t’ju ndihmojmë me informacion rreth afateve dhe kritereve të regjistrimit, bursave qe TCT ofron dhe mundësitë e ndërkombëtarizimit.
Me staf të kualifikuar, partneritet të fortë me industrinë, laboratorët më të modernë në fushën e teknologjisë, me studentin në fokus, e programe të orientuara nga tregu, “Tirana College of Technology” është garancia për të ardhmen!
NDËRTO BOTËN TËNDE!
Zgjidh “Tirana College of Technology”!